Melisa dhe Andi kanë konfirmuar më në fund lidhjen e tyre.
Kënga e re e ish-konkurrentes së “PërPuthen” titullohet “Leje” dhe siç u bë e ditur edhe më herët, protagonist në videoklip ishte Andi.
Pas shikimeve provokuese me njëri-tjetrin, Melisës që i këndon dhe Andit që lë “të dashurën” për Melisën, më në fund ndodh edhe puthja e shumëpritur!

Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, me të njëjtat rroba e në të njëjtën banesë, por asnjëherë s’e kanë pranuar publikisht romancën e tyre. U desh ky videoklip i Melisës, që një Shqipëri të mësonte nga vetë ata diçka që dihej prej kohësh (lidhja e tyre).
