SHOWBIZ

Melisa tregon pse e mbajti të fshehtë aq gjatë lidhjen me Andin .

Tashmë që kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë, Melisa dhe Andi janë shfaqur kudo bashkë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ditën e djeshme ata ishin të dy bashkë të ftuar në rubrikën “Trotuar” për të folur për marrëdhënien e tyre. Duke qenë se historia e tyre e dashurisë u finalizua jashtë “Për’puthen”, Melisa tregoi se përse vendosi ta mbante të fshehtë për në kohë aq të gjatë lidhjen me Andin. Melisa tha se priste që ata të kishin diçka konkrete dhe po priste të bënte debutimin në muzikë.

Mjaftueshëm zhurmë kisha dhe e dija që po të dilja në program, do kisha më shumë zhurmë. Meqë jemi bërë personazhe publike, secili sheh interesin e vet dhe po prisja të debutoja pak në muzikë. Ne në fillimet tona ishim, nuk kishim diçka fikse dhe po prisnim të finalizonim dicka mes nesh dhe t’ja tregonim edhe të tjerëve”, tha Melisa.

Gjatë emisionit ajo pati dhe një debat me Shqipen, e cila e akuzoi Melisën se e bëri publike lidhjen tek kënga e saj për të marrë sa më shumë klikime.

“Pse nuk e keni shpallur brenda programit që keni qenë bashkë dhe pse e keni mohuar kur produksioni ju ka ulur tek kafja marrëdhënien tuaj apo prisnit të bënit këngën se çdo gjë për klikime”, u shpreh Shqipja.

Melisa nuk e pranoi këtë gjë dhe zgjodhi të mos debatonte gjatë me Shqipen. Andi nga ana tjetër tha se Melisa ka një marrëdhënie shumë të mirë jo vetëm me të, por edhe me nënën e tij dhe familjarët e tjerë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top