SHOWBIZ

Menaxheri i Butrint Imerit në lidhje dashurie me modelen e njohur

Ndonëse përfliteshin prej kohësh për një lidhje, modelja Dorina Gegiçi dhe menaxheri i njohur, Denis Avdiu kanë konfirmuar se janë bashkë.

Thashethemet kanë qarkulluar që nga viti i kaluar por dyshja janë treguar hermetikë duke e mbajtur lidhjen larg syrit të publikut.

Mirëpo, ka qenë ditëlindja e modeles që i ka shtyrë që të dalin publikisht bashkë. Avdiu, i cili është menaxher i këngëtarit Butrint Imeri, njëherësh themelues i AVD Digital, ka publikuar një fotografi me partneren e tij modele.

“Urime ditëlindjen”, ka shkruar ai krahas një fotoje me modelen, të cilën e ka shoqëruar me një emoji zemër. Ndërsa modelja e ka ripostuar fotografinë në profilin e saj, teksa ka shkruar: “Të dua”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top