SHOWBIZ

Menaxheri i VIP-ave tha se Nora Istrefi e ka nxjerrë me humbje, vjen reagimi i këngëtares

Menaxheri i VIP-ave, Alesio Alia ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi për programin “Shqipëria Live”. Ai rrëfeu se këngëtarja Nora Istrefi e ka nxjerrë atë me humbje gjatë një koncerti.

“Nora s’ka hite, unë i bëra një favor menaxherit të saj, Enis Fetahut. E mora Norën në periudhën kur ishte festa e pavarësisë së Kosovës, për ti bërë nder dhe humba lekë nuk fitova”- është shprehur Alesio.

Mirëpo, pas kësaj deklarate të tij, ka ardhur edhe reagimi i Norës.

Ajo shkruan se deklarata e Alesios është dëshpëruese dhe e pavërtetë. Më tej, Nora thekson se tendenca të tilla për të njollosur karrierën e saj, janë të kota.

“Është dëshpëruese të dëgjosh një deklaratë si ajo e Alesios në Top Channel. Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim, është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi, pati mjaftueshëm publik duke marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve. E vërteta: Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë dhe i nxori në shitje biletat. Por, në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në shqiptari dhe publiku u zhgënjye. Ky veprim i tij ndikoi që fansat të mos besojnë në mbajtjen e koncertit tim. Apo ta kenë marr inat. Sikur të ishte korrekt nuk do t’i merrte salla pjesëmarrësit, siç ndodhi në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen, janë të kota e të pabaza,” –shkroi Nora.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top