SHOWBIZ

Mes Antonelës dhe Mevlanit u fut Blerimi.

Ditën e sotme në ”Për’puthen” u transmetua takimi mes Antonelës dhe Blerimit. Mesa duket Mevlanit nuk i ka pëlqyer afrimiteti i tyre dhe ka shfaqur haptas shenja xhelozie.

Blerimi gjatë bisedës në studio tregoi vlerësim për Antonelën dhe u shpreh i kënaqur në lidhje me këtë takim duke theksuar se një femër që po del me të dhe i jep puthje një mashkulli tjetër, nuk ka vend tek ai.

Ai hodhi një thumb për Mevlanin duke thënë se deri në fund të programit do t’i linte njërën prej vajzave.

Blerimi: Mos u bëj merak se deri në fund, njërën ta lë.

Mevlani: Me të dyja gocat që ke dal, kam dalë unë më para, kështu që nëse, ta lë unë ty.

Antonela: Po çfarë jemi ne këtu që të na lini ju.

Ledjana: Kujdes me mënyrën e të shprehurit.

Gjatë këtij takimi, Antonela kishte nxehtë dhe për këtë arsye hoqi xhaketën dhe më pas ia zbërtheu pak edhe këmishën Blerimit, i cili mesa duket ishte skuqur pak.

Antonela: Të ta hap pak këmishën se je bërë kuq?

Blerimi: Ku moj?

Antonela: Je bërë si kjo aragosta e kuqe. Je emocionuar pak. Më duket sikur po lëviz facoleta.

Blerimi: Do ja hajmë zemrën njëri tjetrit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top