SHOWBIZ

Mes një skuadër djemsh, Dafina Zeqiri ndihet si një princeshë e vërtetë.

Dafina Zeqiri prej kohësh bashkëpunon me një skuadër djemsh, të cilët tashmë janë njësoj si familja e saj. Madje në mesin e tyre, Dafina ndihet si një princeshë e vërtetë, sepse ata kujdesen në maksimum për artisten. Këtë gjë e ka dëshmuar vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një video në të cilën menaxheri dhe bashkëthemeluesi i labelit “Moneyz”, Pëllumbi, shihet duke i drejtuar flokët Dafinës me një pjaster. Dafina ka treguar se ndihet me shumë fat që djemtë kujdesen edhe për të tilla detaje për të.

Unë jam e vetmja vajzë në skuadër dhe gjithmonë marr gjithë ndihmën që dua”, ka shkruar Dafina përkrah videos.

Ndërkohë së fundmi artistja ka zbuluar se ditën e sotme në orën 18:00 do të publikojë projektin e shumëpritur. Ajo ka publikuar një pjesë të shkurtër nga videoklipi bardh e zi, në të cilin shfaqet duke ecur përkrah disa njerëzve. Kënga e re do të mbajë titullin “Duro” dhe Dafina ka zbuluar se do të ketë në fokus problemet me shëndetin mendor.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top