SHOWBIZ

Mevlani reagon i zhgënjyer për tërheqjen e Ledjanës nga programi dhe hedh akuza për të.

Dy ditë më parë Ledjana bëri të ditur se nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen”.  Ajo u shpreh se vendimi i saj për largimin nga “Për’puthen” nuk ka lidhje fare me Mevlanin.

“Largimi im nga emisioni nuk ka te beje as me Mevlanin e as me faktin qe ju kam genjyer gjithe keto kohe. Jam akuzuar 2 here ne ate program per martese te rreme pa asnje prove, ndaj kjo eshte nje pabesi qe me eshte bere. Po ju them vetem dicka , kushdo qe vazhdon dhe me akuzon per burrin ne Belgjike dhe thote kam bomba per Ledjanen, betohem ne Zot se sot eshte dhe dite e shenjte se ka per ta paguar shtrenjte”, shkroi Ledjana në një postim.

Bora Zemani tha se Ledjana u ka kërkuar që të mos jetë më e pranishme në emision, për të reflektuar me veten. Në lidhje me këtë situatë foli edhe Mevlani, i cili u shpreh shumë i zhgënjyer nga veprimet e Ledjanës. Madje ai ngriti dyshimet se Ledjana mund të ketë diçka që nuk dëshiron ta tregojë dhe kërkoi sinqeritet prej saj.

“Kam komunikuar me Ledjanën vetëm me mesazhe. Thotë që është mërzitur, do kohë. Nuk e di me çfarë është mërzitur, ndoshta i janë grumbulluar të gjitha ngjarjet një nga një. Nuk e di për çfarë është mërzitur realisht. Unë kam qenë shumë i afruar me Ledjanën, i kam ndenjur shumë afër. Nuk e kam dashur kurrë këtë përfundim kaq të hidhur. Nuk dua ta quajë përfundim, por realiteti flet vetë, unë jam në studio, ajo nuk është. Unë për asnjë moment nuk kam luajtur me ndjenjat e Ledjanës dhe nuk e kam hedhur poshtë që ta meritoj këtë gjë. Nëse do ishte e sinqertë nga ana e Ledjanës, ajo duhej të ishte sot në studio që mos t’i lëmë gjërat varur, pezull. Dhe nëse do ishte dikush në vendin tim, do mendonte se ka diçka në këtë mes. Do ishte më mirë nga ana e saj të tregonte sinqeritet, nëse ka diçka”, u shpreh Mevlani i zhgënjyer.

“Më vjen keq që përmend familjen në disa raste, që thotë nuk bëj takim romantik për shkak të familjes, kur Ledjana poston foto nga vaska me bikini. Ajo nëse ka diçka ta thotë publikisht , unë nuk mbaj njeri me zor”, shtoi ai më tej.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top