Sport

Mike Tyson: Grushtin tim mund ta durojë edhe…

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka thënë se edhe njerëzit e zakonshëm kanë mundur t’i durojnë grushtet e tija, me kusht që të mos kenë frikë nga vdekja.

‘Iron Mike’ është konsideruar si një prej goditësve më të fortë dhe më brutal në sportin e boksit, prej se u shpall kampioni më i ri i botës në kategorinë e peshave të rënda (në moshën 20 vjeçare).

Siç transmeton The Sun, në një intervistë me aktorin dhe komikun, Kenan Thompson, 53-vjeçari ka thënë se kushdo mund t’i bëjë ballë goditjes së tij nëse është i përgatitur mendërisht për diçka të tillë.

“Kur është një person normal? Nuk ka të bëjë me të qenit sportiv, ka të bëjë me moralin. Boksi ka shumë të bëjë me aspektin moral dhe virtytet”.

“Nuk ka të bëjë me durimin e grushtit, por me gatishmërinë për të vdekur, e tillë është jeta. Nëse i bën ballë, atëherë nuk ke më frikë”, ka deklaruar Tyson.

Burimi:Telegrafi/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top