SHOWBIZ

Mikela “kërcënohet” në dhomën e rrëfimit

“Luiz kujdes mikrofonin”, “Banorë futuni brenda shtëpisë”, janë fjalitë më të shpeshta që kemi dëgjuar këto ditët e fundit në “Big Brother Vip”.

Duket sikur pasi futen në dhomën e rrëfimit, banorët e “BBV” ndryshojnë plotësisht duke u stepur në fjalët e tyre.

Së fundmi është bërë viral një fragment ku Mikela Pupa del nga dhoma e rrëfimit. Në atë moment në korridor qëllon edhe Eni, Olta dhe Tea, ku kjo e fundit e pyet se çfarë i thanë brenda.

Tekstualisht Mikela është shprehur: “Bëre gafë hape gojën të griva.”

Nuk përjashtohej sigurisht mundësia që këtë frazë Mikela ta ketë thënë me shaka, aq sa nuk përjashtohet edhe fakti që po e shohim vetë që sa banorët bëhen gati të thonë diçka që nuk i leverdis produksionit ata ose thirren në dhomën e rrëfimit ose iu tërhiqet vëmendje me mikrofonin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top