SHOWBIZ

Mikela tregon nëse është apo jo në një lidhje

U shprehën se ishin ndarë me mirëkuptim nga të dyja palët, të paktën kështu dukej nga intervistat e tyre fill pas ndarjes. Por këto intervistat e fundit të dyshes Mikela Erion po na vërtetojnë krejt të kundërtën.

Mikela Pupa, ka folur së fundmi në një intervistë për ‘Prive’, ku ndër të tjera ka sqaruar pretendimet e hedhura nga Erioni mbi debatet e tyre. Ajo ka sqaruar se asnjëherë nuk janë zënë aq shumë sa është shprehur Erioni nëpër intervista. E pyetur nëse e ka gjetur dikë pas Erionit ajo tha se ështe ende single.

“Erioni nuk tha shumë gjëra por nuk gënjeu. Nuk u zumë aq shumë sa tha ai. Gënjeu në fakt për bisedat e fundit sepse nuk kam bërtitur. Nuk jam në një lidhje për momentin”,- u shpreh Mikela.

Kujtojmë se në një intervistë për “Prive”, Erioni i tregoi të gjitha, duke nisur nga arsyet kryesore që çuan në prishjen e raportit të tij me Mikelën. Edhe pse të ndarë Erioni u shpreh se ai dhe Mikela nuk e kanë pranuar asnjëherë që janë 100% të ndarë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top