SHOWBIZ

Motra e Dua Lipa-s nis hapat drejt famës, shkëlqen në shfaqjen e modës.

Motra e Dua Lipës, Rina ka bërë hapjen e shfaqjes së modës “GCDS Fall 2021” të enjten gjatë Javës së Modës në Milano.

Menjëherë, Dua Lipa tregoi mbështetjen e saj për të motrën, duke postuar një video në Instagram të së motrës së saj 19-vjeçare, e cila shihet veshur me një fustan ngjyrë jeshile-ulliri.

“Ajo bëri atë çfarë kishte për të bërë”, shkroi Dua në postimin për motrën e saj.

Siç e kanë bërë me dije dhe motrat, ato janë adhuruese të markës së njohur  pasi dhe Dua ka realizuar vitin e kaluar një fotosesion me bikinit e markës “GCDS Care Bear”.

“Tani për tani, çdo udhëtim ka rëndësi. Çdo perceptim, çdo reagim. Kohërat e errëta çojnë në kohë të mira dhe ne duhet të njohim çdo pjesë të kësaj lëvizjeje përpara. Ne duhet të mësojmë prej tij dhe duhet të lejojmë që vetvetja jonë e re të rilindë”, tha dizajneri Giuliano Calza në një deklaratë zyrtare.

Kjo paraqitje e saj në pistën e modës nuk është fare befasi, duke marrë parasysh dashurinë që Rina ka për modën. Ajo u bashkua në vitin 2019 me Nasty Gal në një koleksion me 30 veshje të frymëzuara nga vitet ’90. Ajo nuk ishte që ishte pjesë e kësaj shfaqje. Po ashtu, aktorja Maisie Williams tregoi anën e saj të modës, e veshur me një kostum të verdhë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top