SHOWBIZ

Mozzik dhe Loredana ndërmarrin një hap të rëndësishëm për marrëdhënien e tyre!

Mozzik dhe Loredana janë një nga çiftet më të dashura të publikut. Edhe pasi u ndanë të gjithë donim t’i shihnim sërish bashkë. E tani që janë bashkë mezi presim të mësojmë detaje të reja rreth tyre.

Pak ditë më parë fansat kanë kapur një detaji tepër të bukur. Bëhet fjalë pikërisht për një unazë në gishtin e Loredanës…në fakt në gishtin e martesës.

Për më tepër është një unazë rreth, tipike unazë martese, dhe nuk ngjason me aksesorët e zakonshëm dhe kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se ndoshta ia ka dhuruar Mozzik ose reperja ka rivendosur unazën e martesës.

Ajo postoi një video në Instastory ku shihej në makinë duke pirë cigare, por gjithë vëmendjen e mori unaza e saj të cilën nuk ia kishim parë më herët.

Pas këtij detaji, duket se çifti ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm. “News31.al” raporton së fundmi se ata kanë nisur të bashkëjetojnë sërish në Gjermani.

Nuk ka ende detaje se kur ka rinisur bashkëjetesa e tyre, por risjellim në vëmendje se gjatë karantinës Mozzik ishte në Kosovë.

Mozzik dhe Loredana konfirmuan zërat për ribashkim disa javë më parë në publikim e pjesës së parë të dokumentarit të Loredanës ku u shfaq edhe Mozzik.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top