SHOWBIZ

Mozzik dhe Loredana zyrtarisht bashkë.

Ashtu sikurse pritej Loredana ka publikuar ditën e djeshme pjesën e parë të dokumentarit duke konfirmuar ribashkimin e saj me Mozzik.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë.

Mozzik shprehet në një moment se:

“Sa i përket ndarjes që ka ndodhë më shumë e kanë bërë mediat,gazetat që kanë shkrujt.Kanë fol e shkrujt gjithçka.Mendoj se gjithçka që na ka mbajtë bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë”.

Duket se rikthimi në krahët e njëri-tjetrit ka ndodhur shumë kohë më parë por u zbulua vetëm tani.

“Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera.Kjo është njëra prej arsyeve që mka pëlqyer më shumë”,tha Mozzik për Loredanën.

Në një pjesë të dokumentarit ata shfaqen duke i bërë një tatuazh, Loredana në barkun e Mozzik dhe Mozzik në gishtin e Loredanës, një gjest tepër i veçantë.

Po ashtu, në pjesë të tjera shohim se si Mozzik fshihet pas fotove që reperja ka publikuar në rrjetet sociale në kohë të ndryshme.

Dokumentari përmban pjesë edhe nga koha kur Loredana ishte shtatzënë dhe më pas kur sapo janë bërë prindër.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top