SHOWBIZ

Mozzik dhe Loredana“kapen mat” bashkë në Milano.

Mozzik dhe Loredana janë dyshja më e komentuar e momentit për shkak se përfliten ende për ribashkimin e tyre. Reperi e ka mohuar që kjo të jetë e vërtetë, ama faktet tregojnë të kundërtën. Së fundmi dyshja nisën të ndiqeshin sërish në Instagram, jo në profilet e tyre, por diku tjetër. Loredana ka nisur një biznes të sajin pak kohë më parë dhe nga faqja që ka krijuar për të ka filluar të ndjekë Mozzik. Madje në faqen e biznesit të saj, Loredana ndjek vetëm dy personazhe, veten dhe Mozzik. Gjithashtu dokumentari i Loredanës për jetën dhe karrierën e saj na ka lënë të besojmë se ata të dy janë bashkë, madje më të lumtur se kurrë më parë.

Ndërkohë dje Mozzik zbuloi se ishte “arratisur” drejt Milanos, që e konsideroi si qytetin më të bukur të Italisë. Ai publikoi disa foto nga vendi, por nuk na zbuloi se në shoqërinë e kujt ishte.

Mirëpo si një nga reperët më të suksesshëm, Mozzik është gjithmonë nën vëzhgim dhe nuk mund të fshihet ,është siguruar një foto në të cilën Mozzik shihet i ulur në tavolinë me një vajzë dhe fansat janë të bindur se ajo është Loredana.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top