Uncategorized

Mozzik publikon foto me një vajzë.

Disa ditë më parë Loredana ndau në rrjete sociale foto me një mashkull misterioz, gjë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Të dy ata shiheshin të veshur me bluza në ngjyrë të verdhë dhe mashkulli që shihej shumë pranë Loredanës e kishte mbuluar një pjesë të fytyrës me kapuçin e bluzës. Mirëpo mjekra që ai la jashtë i bëri të gjithë të aludonin se djali në foto ishte Mozzik.

Po ashtu 3 ditë më parë, Loredana publikoi një foto pranë Mozzik, por fytyrën e tij e kishte prerë. Megjithatë detajet, si për shembull veshja, tregonin qartë se bëhej fjalë për reperin.

Të njëjtën gjë ka bërë dje edhe Mozzik.

Ai ka publikuar në Instagram një foto me një vajzë, të cilës i ka zbuluar vetëm buzët dhe ka shkruar: “Kush është vajza në foto?”. Lehtësisht kuptohet se ajo është Loredana dhe fansat kanë nisur menjëherë të komentojnë në postimin e tij.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top