SHOWBIZ

Mozzik reagoi rreth lajmeve të shtatzënisë së Loredanës .

Prej mbrëmjes së djeshme Instagrami, Facebook-u, TikTok-u e çdo media tjetër sociale është mbushur me foto të Loredanës ku barku i saj duket më i rrumbullakosur se zakonisht.

Kaq ka mjaftuar që fansat e saj të mendojnë se me shumë mundësi ajo është shtatzënë për herë të dytë duke përjashtuar çdo mundësi që barku i saj të duket si rezultat i pozicionit të fotove, ose edhe të shtimit në peshë.

Sikundër mund ta shihni në fotot e mësipërme, ata mendojnë se Lori mund të jetë sërish shtatzënë, ndonëse kohët e fundit për shumë VIPa kanë nisur aludime të tilla.

E teksa vetë reperja nuk ka reaguar ndaj këtyre lajmeve, ka qenë Mozzik ai që s’ka qëndruar dot pa dhënë një përgjigje!

“Loredana shtatzënë për herë të dytë?”- është titulli i lajmit të cilit Mozzik i përgjigjet në koment:

“Gjinekologa t’fort jeni respekt”, shoqëruar me emojin e një buzëqeshjeje.

!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top