SHOWBIZ

Mozzik thotë se nuk është bashkuar me Loredanën, por dokumentari i reperes lë vend për dyshime.

“Mozzik dhe Loredana janë bashkuar?”, ky ka qenë titulli kryesor i mediave rozë gjatë gjithë vitit që lamë pas. Shëtitjet e dyshes nëpër qendrat tregtare, veshjet e tyre të njëjta e shumë e shumë detaje të tjera i çonin të gjithë fansat drejt një mendimi: se ata janë sërish bashkë. Mirëpo Mozzik i hodhi poshtë të gjitha dyshimet për një rikthim në krahët e Loredanës, duke u shprehur se nuk janë çift.

”Unë me të takohem ndoshta 1 herë në javë,sepse ashtu kemi jetën,nuk kemi si mos të takohemi sepse kemi një fëmijë në mes.Kemi qenë në një qendër tregtare për t’i blerë diçka vajzës.Nëse do të ishte diçka sekret nuk do të ishim në një qendër tregtare.Ajo është nëna e vajzës sime,kështuqë që nuk ka diçka për që duhet fshehur.Nëse do kisha pasur diçka unë nuk do të kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar,sepse nuk mbahet sekret”,tha Mozzik në fillim të këtij viti në një intervistë për Prive.

Mirëpo pjesa e katërt e dokumentarit të Loredanës ka lënë vend për dyshime për deklaratat e tij. Reperja ka postuar në Instagram një pjesë nga dokumentari, në të cilën shihet duke udhëtuar drejt Kosovës për në shtëpinë e babait të saj. Loredana tregon të shkuarën e familjes së saj dhe flet për të atin e vëllezërit.

Më pas ajo shihet duke udhëtuar në vende të ndryshme dhe në një pjesë shfaqet në një poligon duke qëlluar me një armë me Mozzik. Në këtë sekuencë ata duken shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe sigurisht që kjo i ka bërë fansat t’i vënë në dyshim fjalët e Mozzik. Gjithashtu Loredana ka shkëputur vetëm këtë pjesë të dokumentarit dhe e ka publikuar në “Instagram”-in e saj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top