SHOWBIZ

“MTV Awards” “pushtohet” nga artistet shqiptare

Të dielën do të mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës, “MTV Europe Music Awards 2022”. Në këtë mbrëmje çmimesh pritet të bëjnë histori shqiptarët, pasi që nga prezantuesja, performuesit e deri te të nominuarit – janë artistë me prejardhje shqiptare.

Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, do të jenë prezantues të eventit ndërsa dy artistet e tjera shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max, do të performojnë hitet e tyre më të fundit.

Bebe dhe Ava janë nominuar gjithashtu edhe për çmimin “bashkëpunimi më i mirë”. Në garën për të marrë këtë çmim iu është bashkuar edhe ylli tjetër shqiptar me famë botërore, Dua Lipa. Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”.

Sa i përket Ava-s, ajo është nominuar për bashkëpunimin me DJ Tiësto, “The Motto” ndërsa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion. Kjo është hera e parë që tre shqiptare garojnë për të njëjtin çmim. Të nominuar për këtë çmim janë edhe shumë artistë të tjerë me famë botërore.

Në një intervistë që dha pak kohë më parë, Ava Max foli për artistet e tjera shqipare që kanë korrur sukses në trgun ndërkombëtar:

“Ato janë të gjitha kaq të talentuara por unë mund të flas vetëm për veten time. Duke parë prindërit e mi duke luftuar më bëri të mendoj, “si e bënë prindërit e mi?” Nuk kam marrë kurrë jo për një përgjigje. Kjo është e vetmja zgjedhje. Nuk kisha një plan B”– tha Ava Max.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top