Ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV Europe 2020” u mbajt gjatë ditës së djeshme, dhe Loredana nuk doli duarthatë,
Reperja u shpall sërish si “Artisti më i mirë zviceran”.
Vitin e kaluar ajo ishte nominuar për herë të parë në eventin e madh të ndarjes së çmimeve në po të njëjtën kategori ku superoi artistët e tjerë si Ilira, Faber, Stefanie Heinzmann dhe Monet 192, duke marrë trofeun në shtëpi.

