Soni Malaj u shfaq dje në spektaklin më të ri në Vizion Plus “Këngë Moj”. Së bashku me kolegë të tjerë të saj,Soni këndoi këngët më të njohura shqiptare.
Mirëpo mes tyre, Sonit i ka rënë në sy komenti i një ndjekëseje që e ka ngatërruar atë me Greta Koçin nga pamja.
“Për Zotin mu duke si Greta Koçi”, i ka shkruar ndjekësja Sonit.
“Për mua është ngatërresë shumë e lezetshme, sepse Greta Koçi është një vajzë dhe një artiste fantastike”, i është përgjigjur Soni ndjekëses së saj.

