SHOWBIZ

Ndëshkimet për Rita Orën nuk kanë të ndalur.

Thyerja e rregullave të pandemisë nga Rita Ora shkaktoi bujë të madhe në media vitin që lamë pas. Këngëtarja organizoi një festë madhështore me rastin e ditëlindjes së saj dhe më pas udhëtoi drejt Egjiptit e u kthye sërish në Londër pa kryer testin e Covid-19. Për shkak të shkeljes së rregullave këngëtarja mori një gjobë ta majme dhe u detyrua të kërkonte falje publikisht.

“Kohë e fundit kam fluturuar për në Egjipt për të përformuar në një ngjarje korporate për një kompani private,ku stafi im i udhëtimit ndoqi protokollin dhe paraqiti teste negative për Covid me rastin e hyrjes,siç kërkohet nga autoritetet egjiptiane.

Pas kthimit tim në Britani,duhet të kisha ndjekur këshillat qeveritare dhe të izolohesha për periudhën e kërkuar.Siç e dini unë nuk i ndoqa këshillat e qeverisë dhe…Unë përsëri kërkoj falje,pa rezerva” u shpreh Rita pasi gaboi për herë të dytë.

Mirëpo ndëshkimet duket se nuk kanë të ndalur për të. Së fundmi është mësuar se dy kompanitë me të cilat këngëtarja kishte lidhur një kontratë, EE dhe Apple, kanë vendosur të mos bashkëpunojnë më me Ritën. Sipas mediave të huaja, këngëtarja i ka ndërprerë në heshtje kontratat me kompanitë para kohe.

Një burim i ka thënë The Mirror:”EE e mori shumë seriozisht shkeljen e rregullave dhe nuk donte të shihej se po mbështeste veprimet e saj duke e pasur atë si fytyrën e markës së tyre”.

Këngëtarja ishte gjithashtu protagoniste e reklamës së Apple, që festonte hedhjen në treg të Apple 12 Pro në muajin nëntor.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top