Së fundmi, nëna e këngëtares shqiptare ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, në të cilat ka pozuar me veshje tradicionale.
“Tradicionalja më përshtatet mirë, faleminderit”, ka shkruar Vera krahas fotove.

Në postimet e Rita Orës nuk mungojnë asnjëherë komentet epike të nënës së saj, që gjithmonë i shkruan në gjuhën shqipe.
Ndërsa më herët, qyteti i Ferizajt në Kosovë e ka nderuar Ritën në mënyrën më të bukur, duke i realizuar një portret madhështor mural në njërën prej ndërtesave të qytetit.

