SHOWBIZ

“Ngele duke kënduar me dialekt të Kosovës”,Elvana Gjata i përgjigjet ndjekësit.

Artistët shqiptarë  shpesh janë kritikuar pse këndojnë me dialekt të Kosovës në këngët e tyre. Shumë tekste muzikor tingëllojnë akoma dhe më bukur të kënduara në dialektin geg, por një pjesë e publikut ende nuk arrin ta pranojë këtë fakt. Një koment të tillë ka marrë së fundmi nga një ndjekës i saj edhe Elvana Gjata.

Këngëtarja ka ndarë në Instagram disa foto të saj të shkëputura nga projekti i fundit muzikor “Papa”.

Se kur më sheh me crown. Like 1,2,3 ke ron ti”, shkruan Elvana përkrah imazheve.

Mes mijëra komenteve këngëtares i ka rënë në sy ai i njërit prej ndjekësve, që e kritikon përse këndon me dialekt të Kosovës.

“A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, i ka komentuar personi në fjalë.

Elvanës nuk i kanë shpëtuar këto fjalë dhe me përgjigjen e saj i ka mbyllur gojën ndjekësit dhe gjithë të tjerëve që mendojnë si ai.

“Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen  a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”, i është përgjigjur Elvana.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top