SHOWBIZ

Nicki Minaj pëlqen postimin e Loredanës.

Reperja e njohur shqiptare,Loredana Zefi është mjaftë e pëlqyer në shumë vende të botës.

Ajo ka një karrierë të suksesshme në Gjermani dhe Zvicër, teksa numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video të vajzës së saj Hanës, ku shfaqet me një pjesëtar të stafit duke filmuar me njërën nga kamerat profesionale.

Kjo video është xhiruar nën ritmet e këngës “Moment for life” të Nicki Minaj.

E njëjta video është rishpërndarë nga një prej faqeve të Nickit, e që mesa duket i ka rënë në sy edhe këngëtares me famë botërore.

Reperja amerikane nuk i ka rezistuar videos atraktive të të voglës Hana, me ç’rast edhe e ka pëlqyer postimin në fjalë.

E lumtur nga kjo gjë, Loredana ka publikuar në InstaStory postimin ku shihet edhe pëlqimi i Nicki Minajt, teksa e ka falënderuar reperen me renome ndërkombëtare

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top