SHOWBIZ

Një dashuri si e Xhensilës dhe Besit.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe komediani Bes Kallaku, janë një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Çifti i martuar që tani janë edhe prindër të një vogëlusheje me emrin Ajka.

Bes Kallaku sot po feston ditëlindjen dhe mbushi plot 35 vjet. Me këtë rast, Xhensila ndau disa fotografi të pa publikuara të çiftit. Çdo foto e shkrepur gjatë vjetëve që çifti janë bashkë, secila kishte nga një mbishkrim të ndjerë dhe shumë romantik nga ajo.

“Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty dhe prej teje! Sot ti feston 35-vjetorin, por shpirti yt vazhdon të jetë 3.5 vjeç. Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë dhe për veten mendon në fund. Sytë më me dritë që kam parë. Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë. Do të më mungoje edhe nëse nuk do të takoja kurrë”, shkruan Xhensila.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top