Reperi i njohur shqiptar Rigels Rajku (Noizy) siç duket së shpejti do të sjellë një këngë të re në bashkëpunim me këngëtaren Arilena Ara.
Dyshja, që po mban çdo gjë thuajse sekret, është nisur drejt Korçës së bashku me stafin e xhirimeve.
Sipas burimeve Noizy dhe Arilena po sjellin një bashkëpunim. Ata kanë mbërritur së bashku në të njëjtin vend ku kanë qëndruar, siç lënë të kuptohen përmes disa fotove të postuara në rrjetin social Instagram në Instastory.


