SHOWBIZ

Noizy dhe Getoari ndajnë bashkë të njëjtën skenë!

Noizy dhe Getoar Selimi prej vitesh janë armiq të përbetuar të njëri-tjetrit. Që nga fillimet e karrierës ata nuk kanë pasur raporte të mira si kolegë dhe diss-et ndaj njëri-tjetrit nuk kanë munguar. Edhe pse reperët janë përpjekur që me kalimin e viteve të rregullojnë raportet, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë mes Noizy-t dhe Getoarit.

Madje Noizy vazhdon ende të këndojë nëpër koncertet e tij diss-et që ka bërë dikur për Getoarin, duke treguar se gjërat nuk kanë ndryshuar. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ata nuk mund të ndajnë të njëjtën skenë bashkë.

Në muain shtator, dy reperët do të ngjiten në të njëjtën skenë për të dhuruar performancë për fansat e tyre. Ata do të jenë të pranishëm në “Alba Festival”, një koncert që mbahet për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top