Noizy dhe Loredana kanë gati një surprizë shumë të bukur për fansat e tyre. Një këngë e re po vjen.
Një bashkëpunim mes Noizyt dhe Loredanës pritet të publikohet shumë shpejt.
Dyshja kanë bashkuar forcat dhe kanë vendosur të surprizojnë ndjekësit.
“Reporteri. Net” shkruan se dyshja e ka përfunduar regjistrimin e këngës. Tashmë për dy ose tre ditë ata do të nisin xhirimet e klipit.
Mesa duket Noizy nuk po ndalet! Pasi publikoi bashkëpunimin me Ardian Bujupin, tashmë do të publikohet kënga e radhës me Loredanën.
