SHOWBIZ

Noizy zbulon shumën marramendëse që investoi për “Alpha Show”

Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Noizy ka treguar se ka qenë sponsori i vetëm i “Alpha Show” dhe ka kushtuar mbi gjysmë milion euro.

Një ëndërr të bërë realitet, kështu e ka konsideruar koncertin Noizy, ku u shitën mbi 18 mijë bileta.

“Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj.  E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajtura të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, tha këngëtari.

Po a i mori mbrapsht paratë e koncertit? Noizy tha se ende nuk e di sa ka fituar, duke shtuar se për momentin ka ndërmend të largohet për të pushuar pas punës me Alpha Show.

Kujtojmë se Noizy e cilësoi koncertin si natën më të bukur të karrierës së tij.

“S’e dija sa ka qenë rekordi i biletave të shitura më parë, por mora vesh që është tejkaluar numri dhe ndihem mirë se atmosfera ishte në kulm. Të ftuarit janë njerëz me të cilët kam bashkëpunuar. mund të them se është nata më e bukur e karrierës sime. Kisha një staf të gjerë nga prapa që u mor me çdo detaj. Kanë qenë 200-300 veta që u angazhuan, kemi që në shkurt që merremi me organizimin e tij”, tha Noizy.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top