Para pak muajsh u mësua se Nora Istrefi dhe Melinda do të vinin në një bashkëpunim me njëra-tjetrën. Edhe pse duetet mes artistëve lindin zakonisht pas miqësive, ky nuk është rasti i dy këngëtareve. Melinda dhe Nora nuk kanë pasur miqësi më herët bashkë, duke qenë se vijnë dhe nga breza të ndryshëm artistësh, por kjo nuk i ka penguar që të bashkojnë forcat për një projekt muzikor.
Dy vajzave ju është bashkuar edhe një reper në këngën e re. “Prive” ka mësuar se Norës dhe Melindës do t’i bashkohet edhe Gjiko në këtë bashkëpunim.Kënga thuhet se është finalizuar dhe tashmë na mbetet të presim vetëm publikimin e saj.
