Robert dhe Patris Berisha në mëngjesin e së shtunës kanë humbur personin më të shtrenjtë të familjes nënën e tyre.
Familja Berisha pranoi shumë ngushëllime për humbjen e tyre, dhe një mesazh publik nga Nora Istrefi, ish-bashkëshortja e Robert Berishës nuk mungoi.
Ajo ndau një fotografi të zonjës së ndjerë afër mbesës së saj Renee, fotografi kjo e shkrepur gjatë festimit të ditëlindjes së vogëlushes.
“Ke qenë gjithmonë shoqja ime,të kam dashtë dhe më ke dashur.Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushoj e qetë në paqe”,-ka shkruar Nora Istrefi.

Në media është raportuar për një ndarje mes Patris Berishës dhe Tunës, por kjo e fundit reagoi pas vdekjes së zonjës Teuta.
Duke ndarë një fotografi, ajo zotohet se do ta mbaje kujtimin e saj gjallë për djalin Tianin që e deshi aq shumë gjyshen e tij.
“Sot ndjehem e pikëlluar.Tiani humbi nanën që e deshti aq shumë.Do të kujdesem t’ia mbajë Tianit të freskëta kujtimet për gjyshen e tij.Përjetësisht në zemrat tona”,-ka shkruar Tuna Sejdi.

