Këngëtarja e njohur Nora Istrefi së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”.
Mes shumë të rejave në jetën profesionale,ajo ka diskutuar edhe për jetën e saj private.
E pyetur nga prezantuesja se sa ka ndikuar ndarja e saj më Robertin te vajza e tyre, Nora tha se janë munduar në maksimum që Renee të mos e ndjejë efektin e ndarjes.
“Po mundohemi me menaxhu shumë mirë, edhe kemi hjekë të dy goxha shumë, jemi përkushtuar dytë shumë që ajo mos me e ndje atë çështje, atë problem, atë fakt. Por bash bilës kam marrë komplimente prej shoqeve dhe njerëzve që sa mirë e kemi menaxhuar”, ka thënë Nora.
Këngëtarja dhe ish-bashkëshorti i saj, Roberti, e konfirmuan ndarjen vitin e kaluar, gjersa ceremoninë e martesës e kishin bërë në vitin 2014.
Nora tregoi se përveç muzikës, po e zgjeron aktivitetin edhe në biznes, dhe kjo është arsyeja pse kohëve të fundit e viziton Stambollin më shpesh.
