SHOWBIZ

Olti Curri i kundërpërgjigjet Olsës “Linda Morina e autorëve televizivë shqiptar”

Mbrëmjen e djeshme Olsa Muhameti, autore e “Për’puthen” ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka hedhur një kunjë të hapur ndaj Olti Currit. E pyetur nga moderatoret ajo e “harroi” se Olti ka qenë analist në program duke thënë se i vlerëson njerëzit që punojnë, duke nënkuptuar se Olti Curri nuk është një ndër ta.

“Nuk e di ky personi punon apo jo, mendoj që sa kohë që një njeri punon ka të drejtë të gjykojë dhe të përgojojë”, ka thënë Olsa

Sigurisht që Olti nuk e ka lënë në hije kunjën e Olsës duke reaguar në rrjetet e tij sociale. Olti i është kundërpërgjigjur dhe le të themi se fjalët e tij janë akoma më ironike se ato të Olsës.

“Yes, foli dhe Olsa! Sa e lezetshme që është! Olsa është Linda Morina e autorëve televiziv shqiptar. E keni parasysh tek Çani që fton Aurela Gaçen, Inva Mulën dhe i prezanton si këngëtarë pastaj fton edhe Linda Morinën e thotë këngëtarja Linda Morina. Kështu ndodh edhe me Olsën që e prezantojnë si autore ndërkohë që kanë prezantuar Rezart Agën, Ledion Liçon,Zefina Hasanin, Dalina Buzin kupton dhe ajo e beson normalisht. Oh sa e lezetshme e modhe fare! Vetëm se ka ngatërruar diçka! Të punosh nuk do të thotë të punosh vetëm poshtë tavolinës të drejtorave të televizioneve të ndryshëm. Ka dhe punë të tjera që janë dinjitoze, pa zhurmë dhe me shumë të ardhura!”- ka thënë Olti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top