SHOWBIZ

Paditet Dua Lipa, Instagram-i e futi në telashe!

Megjithëse Dua Lipa ishte personazhi në foto, ajo është paditur për foton e publikuar në Instagram, të drejtat e së cilës i kishte një paparac.

Sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, ylli ishte fotografuar në radhë në një aeroport në shkurt të vitit 2019 dhe më vonë ndau imazhin me fansat ‘pa leje ose autorizim’.

Fotoja u fshi, ndërsa Dua i detyrohet një dëmshpërblimi prej 150 mijë dollarësh.

Integral Images kishte aplikuar për të drejtat e autorit të imazheve dhe kërkesa iu dha në 20 shkurt 2021 – pas postimit të Lipës në Instagram – sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e të Drejtave të Autorit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top