SHOWBIZ

Partnerja e Gold AG ndan tortën super të veçantë dhe dedikimin për të birin Gueril!

Më 28 nëntor, reperi i njohur shqiptar Gold AG dhe partnerja e tij Ermira janë bërë prindër për herë të parë.

Djali i tyre ka ardhur në jetë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ndaj kjo ditë është bërë akoma më e veçantë për reperin.

Ata e pagëzuan djalin e tyre me emrin Gueril, teksa me të ardhur fëmija në jetë, duket se e gjithë jeta e çiftit ka ndryshuar.

Ka qenë reperi ai i cili fillimisht ndau me fansat lajmin e gëzueshëm.

Ditën e sotme edhe bashkëshortja e Arianit, Ermira, nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për të voglin që ka ardhur në jetë në një ditë kaq të shënuar.

Ajo ka treguar gjithashtu tortën super të veçantë për të birin, me flamurin shqiptar kuq e zi ku shkruhej “Mirë se erdhe Gueril”.

“Faleminderit Zot për dhuratën më të bukur në jetë djalin tonë, faleminderit dashni Arian Agushi, tash dashnin tonë e bënë edhe më të plotë Guerili. Lindi me 28 Nëntor në një datë të veçantë për popullin tonë e qoftë i veçantë për ne dhe për të gjithë kombin. Faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që i keni dërguar e ua kthefshim me të mirë në gëzimet tuaja”, ka shkruar Ermira Shkodra në InstaStory.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top