SHOWBIZ

Pas videos virale arrestohet Fero

Ditën e djeshme, reperi Fero u bë pjesë e kronikave dhe për një arsye aspak të mirë. Në rrjet u bë virale një video e reperit teksa ky i fundit shfaqet duke gjuajtur me grushta një person tjetër i cili ndodhej brenda në makinë.

Akoma nuk është bërë me dije identiteti i personit tjetër apo se cilat janë motivet e këtij sherri. Pas pamjeve të bëra virale, ndaj reperit është ngritur akuza e veprës penale “Sulm”.

Në një njoftim, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka bërë me dije se reperi është ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”, shkruhet në njoftim.

Ende nuk është bërë me dije nga Prokuroria nëse caktimi i masës së paraburgimit ndaj Feros do të kërkohet nga gjykata përkatëse.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top