SHOWBIZ

Pique u kap mat me të dashurën e re

Shakira thuhet se është shumë e inatosur pasi Gerard Pique doli publikisht me të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti. Imazhet e Gerard, 35, duke puthur me pasion dashurinë e tij të re, 23, bënë xhiron e rrjetit këto ditë.

Dalja e tyre në publik vjen tre muaj pasi Gerard u nda nga Shakira, 45 vjeç, me të cilën ka dy fëmijë. Një burim tha për The Sun: “Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon për të edhe në zyrën e tij, duke organizuar evente.

Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh”. Ata shtuan: “Njerëzit e kanë ndihmuar atë të mbajë në heshtje romancën dhe kanë fshirë llogaritë e mediave sociale të Clara-s në mënyrë që njerëzit të mos mund të gjejnë fotot e saj”.

Ndërkohë  prezantuesja Laura Roige tregoi: “Kam parë shumë dashuri mes tyre, do ta lëndojë shumë Shakirën, sepse ky është një Gerard Pique që nuk e kemi parë kurrë. Nuk e kam parë kurrë kështu me këngëtaren”.

Burimet pretendojnë se Shakira është ‘shumë e inatosur duke parë në publik babanë e fëmijëve të saj me të dashurën e tij’. Thuhet se ata kishin një pakt në të cilin nuk do të shfaqeshin në publik me partnerët e tyre gjatë vitit të parë që nga ndarja

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top