SHOWBIZ

Projekti i Feros dhe Morena Tarakut e ka një datë publikimi!

Në dhjetor Fero u rikthye sërish në Instagram pas një mungese të gjatë. E para që nxitoi t’i uronte rikthimin reperit ishte Morena Taraku.

“Mirë se u riktheve vëlla”, i komentoi këngëtarja reperit.

Ky koment tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe më pas u zbulua se nuk ishte fare i rastësishëm. U tha se Morena dhe Fero do të sillnin një bashkëpunim me njëri-tjetrin, por nuk u dha asnjë detaj më tepër. Ndërkohë këtë gjë e kanë konfirmuar edhe vetë këngëtarët në rrjete sociale.

Ata kanë publikuar në Instagram foto në të cilat shfaqen të veshur “matchy-matchy”. Morena shihet e veshur me një kostum në ngjyrë portokalli e po ashtu edhe Fero.

Projekti i tyre po vjen dhe madje e ka tashmë edhe një datë publikimi!

Kënga do të publikohet më 7 shkurt, por ende nuk kemi asnjë titull për këngën e re të cilën fansat mezi po e presin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top