SHOWBIZ

Publikohet momenti kur Kejvina qëllon me shpullë Luizin (VIDEO)

Produksioni i “Big Brother Vip” mund të mundohet sa të dojë ta fshehë momentin kur Kejvina goditi me shuplakë Luizin gjatë prime-it të kaluar.

Burimet e  “Iconstyle.al” kanë siguruar videon,ku qartë duket veprimi i ulët i modeles.

Siç e shikoni edhe në video, Kthella është çuar nga vendi i saj, duke kaluar Dean dhe Bjordin dhe ka goditur me sa fuqi ka pasur mbi këngëtarin.

Ky i fundit ndonëse në një situatë të tillë nuk ka reaguar, por vetëm është përpjekur të shamnget. Ndërkohë çfarë bënë banorët e tjerë të pranishëm që flasin për fyerje dhe ofendime?

Të gjithë së bashku “bënë sehir” ndërkohë që para tyre po zhvillohej një akt dhune fizike.

Promovimi i dhunës në ekran është një prej ngjarjeve më shqetësuese, ndaj shpresojmë që kësaj here produksioni të marrë vërtetë masa të rrepta ndaj banores në fjalë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top