SHOWBIZ

Pyetet nga ndjekësi se pse vendos kryq në qafë përderisa është myslimane? Enca i përgjigjet.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat poston shpesh.

Së fundmi, ajo u dha mundësinë ndjekësve të saj, që t’i parashtrojnë nga një pyetje në InstaStory, të cilave më pas ajo do t’u përgjigjej.

Një nga fansat kishte pyetur këngëtaren për një nga paraqitjet e fundit të saj në Instagram, ku shfaqej me bikini, teksa mbante në qafë varësen me kryq.

“Pse ke vënë kryqin, a s’je myslimane?”, ka pyetur ndjekësi Encën, e cila i është përgjigjur: “Unë besoj në Zot, në univers, në spiritualitet”.

Ndërkohë, vite më parë në një intervistë televizive, Enca mbiemri i së cilës është Haxhia dhe asocion menjëherë në një përafrim mysliman, ka treguar se i përket besimit ortodoks.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top