SHOWBIZ

Reagimi i Georgina Rodriguez kur Cristiano Ronaldo “hedh sytë” te prezantuesja bëhet viral

Një fragment në prezantimin e Cristiano Ronaldos me klubin “Al Nassr” në Arabinë Saudite është bërë viral së fundmi në rrjet. Megjithëse, sytë e të gjithëve ishin te Ronaldo, kësaj here është bërë protagoniste partnerja e tij Georgina Rodriguez.

Në ceremoninë e prezantimit, Ronaldo u intervistua nga prezantuesja e eventit madhështor që u mbajt, kur në një moment shihet teksa e shikon dhe shkrep një foto i buzëqeshur me të.

Mirëpo vëmendjen e ka rrëmbyer Georgina Rodriguez! Modelja u pa gjatë gjithë ceremonisë në siklet, veçanërisht në momentin kur Ronaldo po shikonte dhe po bënte foto me prezantuesen. Teksa ishte me fëmijët, Georgina i hedh një shikim ‘dyshues’, deri diku me inat, Ronaldos dhe kaq ka mjaftuar që kjo të përkthehet në një moment xhelozie nga ana e saj.

Ylli portugez së bashku me Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre udhëtuan drejt Arabisë Saudite, e cila do të jetë “shtëpia” e tyre për më shumë se dy vitet e ardhshme.

Mirëpo kurioz jemi sa do të mundet Cristiano dhe bukuroshja argjentinase të përshtaten me ligjet strikte të vendit saudit. Kjo pasi që në fillim shfaqet problemi i parë nëse Georgina do të mundet apo jo të jetojë më partnerin e saj, pasi nuk janë të martuar?

Sipas ligjeve në vend, nuk lejohet bashkëjetesa midis dy personave të cilët nuk janë të martuar dhe Ronaldo me modelen nuk kanë vënë kurorë edhe pse kanë fëmijë bashkë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top