Ledri Vula dhe Sara Hoxha 3 ditë më parë u bënë prindër për herë të parë.
Sara solli në jetë bebushen të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu.
Komentet e urimet për të voglën ishin të pafundme, ndërsa vëmendjen e tërhoqi edhe komenti i Dafinës.
Siç të gjithë e dimë, Dafina dhe Ledri dikur kanë qenë në një lidhje dashurie, e cila përfundoi shumë kohë më parë.
Megjithatë, ata ruajtën marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jetë miq. Madje, Dafina është bërë shoqe e mirë edhe me Sarën, të cilës i ka komentuar në foton e të bijës.
Këngëtarja ka komentuar emojin e një ëngjëlli dhe një zemre të bardhë krahas fotos së Poemës, duke i shprehur publikisht përzemërsinë e saj.

