SHOWBIZ

Reperi i famshëm amerikan, Diddy, mban veshur bluzën me portretin e Dafina Zeqirit!

Bota është sa e madhe, aq edhe e vogël!

E dini që reperi i famshëm amerikan Diddy është shfaqur në një video në llogarinë e tij në Instagram me një bluzë të Dafina Zeqirit, e cila ka gjithashtu portretin e saj në shpinë.

Ai ishte duke shijuar ditën me familjen e tij dhe shfaqet me fëmijët pranë pianos, mirëpo kujt mund t’i shpëtonte bluza e divës shqiptare?

Vetë Dafina e ka vënë re këtë detaj dhe sigurisht që s’e ka mbajtur dot vendi nga gëzimi. Ajo ka ripostuar videon e reperit në Instagram dhe nuk e dimë nëse kanë mundur ose jo të komunikojnë së bashku.

Cfarë e hëne! Diddy i veshur me një prej bluzave të mia “King”- shkruan Dafina krahas postimit.

Vetëm fillimi i vitit 2021! Ja ku po ia nisim”- shkruan partneri i Dafinës, Dj Geek, i cili është mbështetja e saj më e madhe.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top