SHOWBIZ

Reperi i njohur shqiptar para famës kishte punuar kamarier.

Një ndër emrat më të njohur të botës së repit në vendin tonë është ai i S4MM. I ftuar në emisionin “Natë vere”, ai ka treguar se nuk di të bëjë asgjë tjetër përveç muzikës ndërsa para se të niste karrierën ka punuar si kamarier në Tetovë ku është paguar rreth 150 euro.

Përsa i përket jetës personale, kujtojmë se para disa muajsh, vetëm pak kohë pas martesës, S4MM ndau përfundimisht rrugët me ish-partneren e tij, Filis Ismaili. Dyshimet u shfaqën pasi ata të dy nisën të mos e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Gjithashtu fansat vunë re se S4MM kishte fshirë nga profili i tij të gjitha fotografitë që kishte bërë në ditën e martesës me Filis. Ndërsa kjo e fundit i mbante ende në profilin e saj, derisa një ditë vendosi të bënte të njëjtën gjë si reperi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top