SHOWBIZ

Reperja e njohur Melinda Ademi sod feston ditëlindjen e 25-të.

Melinda Ademi shpeshherë, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të diss-eve kundrejt Taynës dhe e anasjellta, mirëpo duket se përveç konkurrencës në muzikë, vajzat s’kanë asgjë personale mes tyre.

 Melinda na ka sjellë vazhdimisht projekte të reja, ndërsa i fundit ishte një bashkëpunim me Gjikon, i titulluar “X5”.

Reperja ka lindur më 19 nëntor të vitit 1995 dhe sot ka mbushur 25 vjeç.

Ajo ka nisur të ndajë në Instagram urimet e shumta të fansave e miqve, mirëpo ende nuk ka treguar si po e kalon këtë ditë speciale.

Gjithashtu, jemi kuriozë të dimë dhuratën që do të marrë nga partneri i saj i ri, menaxheri i kompanisë “RedBox”, Granit Muhaxherri. Madje, raporti mes tyre duket shumë serioz, sepse më herë është mësuar se Melinda dhe Graniti kanë nisur bashkëjetesën me njëri-tjetrin në Prishtinë.

Lidhja e saj me Granitin dhe kalimi nën menaxhimin e “RedBox”, mund të ketë qenë edhe arsyeja kryesore pse Melinda solli bashkëpunimin “X5” me Gjikon në fund të muajit gusht. Kompania “RedBox”, që menaxhohet nga i dashuri i reperes, është themeluar nga vëllai i Gjikos, producenti Arbër Gjikolli, ose siç njihet ndryshe Big Bang.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top