SHOWBIZ

Ribashkohen Tuna dhe Cozman

“Njerëzit ndahen, bashkohen, ndahen, bashkohen prapë…, jeta vazhdon”, kështu shprehej Tuna disa vite më parë gjatë një intervistë të zhvilluar pas ndarjes së bujshme me Cozman.

Përveç historisë së tyre shumë të komentuar të dashurisë, që mori fund disa vite më parë, dyshja sollën disa hite për publikun vite më parë.

Këngë si “Fenix” apo “Holla”, u patën mjaft sukses, por që pasi Tuna dhe Cozman i dhanë fund lidhjes romantike, ata nuk kanë sjellë një projekt tjetër muzikor së bashku.

Por një lajm i papritur ka ardhur së fundmi rreth ish-çiftit.

“Prive”, raporton nga burime, se Tuna dhe Cozman janë në diskutime për të sjellë një duet së bashku

“Tuna dhe Cozman, pjesën personale nuk e kanë në mes. Ata janë pajtuar prej kohësh që të bashkojnë forcat, megjithatë puna ende nuk ka nisur”- thuhet më tej nga emisioni.

Rreth tre vite më parë, reperi u pyet në një intervistë edhe për lidhjen e Tunës me Patrisin dhe për shtatzëninë e saj, mirëpo përgjigja e tij ishte shumë e shkurtë.

“Për momentin nuk më interesojnë këto gjëra sepse nuk kam kohë me mendu për këto gjëra” ka thënë ai!

Cozman ka folur asokohe gjithashtu për statusin e tij dhe ka thënë se është ‘single’, megjithatë javët e fundit është raportuar se Cozman është në një romancë.

Nga ana tjetër Tuna, është raportuar, se është ndarë përfundimisht nga Patris Berisha.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top