SHOWBIZ

“Ribashkohen”Angelina Jolie dhe Brad Pitt?

Angelina Jolie dhe Brad Pitt thuhet se janë ribashkuar në Romë, Itali, për ditëlindjen e binjakëve të tyre. Sipas HollywoodLife, aktori udhëtoi për të festuar ditëlindjen e 14-të të Knox dhe Vivienne. Siç raportohet nga publikimi, edhe pse Pitt nuk e ka humbur rastin e veçantë, ish-bashkëshortja e tij u mundua që të dy të ishin pranë fëmijëve të tyre.

“Angelina ka një orar të ngjeshur xhirimesh në “Without Blood”, kështu që ajo është e lehtësuar që Brad mundi të vinte në Romë për të parë fëmijët dhe për të qenë atje për ditëlindjen e Knox dhe Vivienne; do të thotë shumë për të që ai erdhi”, tha burimi për botimin.

“Ajo gjithmonë mundohet që fëmijët të kalojnë kohë me babin e tyre, veçanërisht në raste të veçanta si ditëlindjet dhe festat,” vazhdoi burimi.

“Por në këtë situatë, ajo theksoi se si donte t’i bënte të gjitha të funksiononin, kështu që fakti që Brad shkoi aty i ka hequr një peshë të madhe nga supet e saj; përpjekja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re”.

Komunikimi i Angelina dhe Brad është pothuajse inekzistent për shkak të marrëdhënies së vështirë mes divorcit dhe betejës së tyre për kujdestarinë.

“Ata praktikisht nuk kanë asnjë kontakt; gjithçka mes tyre, përfshirë oraret e fëmijëve, trajtohet nga palë të treta, pasi ata ende po e luftojnë atë në gjykatë,” tha personi.

“Por Angelina i mbron fëmijët e saj nga gjithçka me aq sa mundet, sepse ajo dëshiron që ata të kenë një marrëdhënie të shëndetshme me babanë e tyre, pavarësisht se si ndihet ajo për të.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top