Këngëtarja Rina Balaj po përgatitej prej një jave për ditën e saj speciale, ditëlindjen dhe festa kishte filluar që herët.
Ajo i kishte paralajmëruar të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale për ditën e lindjes, teksa tregonte vazhdimisht surprizat e dhuratat e shumta që merrte gjatë këtyre ditëve.
Madje, ajo udhëtoi së bashku me partnerin Sin Boy drejt Turqisë, për të festuar së bashku e për të kaluar disa ditë relaksi.
Më në fund dita e shënuar ka ardhur për Rinën dhe ajo e ka pritur sapo ka hyrë mesnata. Këngëtarja ka ndarë një foto në InstaStory ku tregon ushqimet e shijshme për ditëlindje (duh, ku ka surprizë më të mirë në mesnatë!)
“E gëzofsha ditëlindjen”- shkruan ajo krahas postimit.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka realizuar një set të veçantë fotografik me të dashurin, reperin Sin Boy, ku kanë pozuar së bashku në stilin e kohëve të lashta.
Me veshje tradicionale mbretërore, Sin Boy dhe Rina kanë pozuar si sullatin dhe sulltanesha e kohëve të perandorisë osmane.

“Gjeta një fotografi nga jeta jonë në të kaluarën”, ka shkruar reperja në Instagram
