Pak kohë më parë reperja Rina Balaj konfirmoi ndarjen e saj nga Sin Boy, pas një lidhjeje disavjeçare. Ndërsa së fundmi artistja ka folur në një intervistë në lidhje me arsyet e ndarjes.
Rina ishte e ftuar në rubrikën “50 pyetje” në “Prive”, ku mes të tjerash ajo zbuloi se dy nga arsyet e ndarjes nga reperi kanë qenë fakti se lidhja ishte bërë toksike dhe distanca. “Gjithçka ka ndodhur si duhej të ndodhte. Nuk ishte e shpejt apo e papritur.”– tha ajo shkurt, duke këmbëngulur se nuk është një ndarje për marketing, pra me qenë në qendër të vëmendjes. Gjithashtu ajo tha se ai i ka dhënë siguri e sinqeritet.
Kur u pyet së fundmi nëse jeta e saj ka ndryshuar për mirë apo për keq këtë vit, Rina tha: “Të gjithë mundohemi të ndryshojmë për mirë. Ndihem shumë spirituale, në paqe me veten”, duke tentuar të ‘fshehë’ plagët e ndarjes nga Sin Boy.
Pyetjes se sa shanse të dyta jep Rina iu përgjigj duke thënë: “Varet sa ndikim ke në jetën time. Nëse je shumë i rëndësishëm falim pak… Çfarë thyhet nuk ngjitet aq shpejt”.
