Dyshja dolën për herë të parë si çift para pak ditësh në Sydnei, Australi. Rita Ora dhe regjisori 45-vjeçar u panë duke dalë nga shtëpia e këtij të fundit në plazhin Bondi. Dyshja ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa shijonin një shëtitje.
Sipas informacioneve, ata janë në lidhje prej më shumë se një muaji, ndërsa këngëtarja ka qenë në Sydney për spektaklin “The Voice”.
Edhe pse akoma nuk ka asnjë konfirmim nga dyshja, së fundmi Rita Ora është fotografuar duke shijuar një drekë romantike në Sydney me Taika Waititi.Ata dukeshin mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.



